Ligj

PËR ÇMIMET DHE TARIFAT

Ligji nr. 7581, datë 7 korrik 1992, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 3 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 2 shkurt 1995.

Numri
7581
Data e miratimit
7 korrik 1992
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 4, 18 gusht 1992
Hyn në fuqi
18 gusht 1992
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 4, datë 1992-08-18

LIGJ

Nr.7581, datë 7.7.1992

PËR ÇMIMET DHE TARIFAT

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Në Republikën e Shqipërisë çmimet dhe tarifat formohen mbi bazën e kërkesave të ligjeve të

ekonomisë së tregut.

Neni 2

Çmimet dhe tarifat caktohen nga:

- Këshilli i Ministrave, për një pjesë të kufizuar artikujsh dhe shërbimesh, që janë bazë për

nivelin e jetesës dhe për degë të veçanta të ekonomisë.

- Personat juridikë a fizikë, vendas dhe të huaj.

Neni 3

Këshilli i Ministrave, me krijimin e kushteve të përshtatshme ekonomike, liberalizon më tej

çmime dhe tarifa të emërtesës së tij.

Neni 4

Këshilli i Ministrave cakton emërtesën dhe çmimet e tarifat që do të jenë në kompetencë të tij.

Ministria e Financave dhe e Ekonomisë, në bashkëpunim me ministritë dhe instituci onet e tjera

qendrore të interesuara, i propozon Këshillit të Ministrave ndryshimet e çmimeve dhe tarifave që janë

në kompetencë të tij.

Neni 5

Këshilli i Ministrave cakton kufij të njëjtë të çmimeve e të tarifave të detyrueshme për zbatim

dhe nga personat juridikë a fizikë privatë, vendas ose të huaj, për mallrat dhe shërbimet në emërtesë të

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 8 dhjetor 1992 · 7646 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7581, DATË 7.7.1992 "PËR ÇMIMET DHE TARIFAT"
  2. 21 prill 1994 · 7817 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7581, DATË 7.7.1992 “PËR ÇMIMET DHE TARIFAT”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.7646, DATË 8.12.1992
  3. 2 shkurt 1995 · 7898 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7581, DATË 7.7.1992 “PËR ÇMIMET DHE TARIFAT”

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.