PËR KOMPETENCAT PËR CAKTIMIN E PAGAVE TË PUNËS
Ligji nr. 7583, datë 13 korrik 1992, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 9 korrik 1996.
- Numri
- 7583
- Data e miratimit
- 13 korrik 1992
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 4, 18 gusht 1992
- Hyn në fuqi
- 18 shtator 1992
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 4, datë 1992-08-18
LIGJ
Nr.7583, datë 13.7.1992
PËR KOMPETENCAT PËR CAKTIMIN E PAGAVE TË PUNËS
Në mbësh tetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Paga përfaqëson të ardhurat në para, që punëdhënësi i jep punëmarrësit për punën e kryer në
sasi, cilësi e në kohë, dhe përcaktohet në kontratën e punës, që lidhet ndërmjet punëdhënësit dhe të
punësuarit.
Neni 2
Në Republikën e Shqipërisë kompetencë për caktimin e pagës sipas përkatësisë kanë:
- Këshilli i Ministrave;
- ministritë dhe institucionet e tjera qendrore dhe organet e pushtetit lokal;
- ndërmarrjet shtetërore dhe institucionet shtetërore jobuxhetore;
- personat e tjerë juridikë a fizikë, vendas ose të huaj.
Neni 3
Këshilli i Ministrave cakton pagën minimale mujore në shkallë vendi, që është e detyrueshme
të zbatohet nga çdo person juridik a fizik, vendas ose i huaj.
Neni 4
Këshilli i Ministrave përcakton pagën mesatare mujore sipas ministrive dhe institucioneve të
tjera qendrore për ndërmarrjet shtetërore, institucionet shtetërore jobuxhetore ose pjesërisht
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 22 prill 1993 · 7702 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7583, DATË 13.7.1992 "PËR KOMPETENCAT PËR CAKTIMIN E PAGAVE TË PUNËS"
- 9 korrik 1996 · 8121 · PËR MIRATIMIN E DEKRETIT NR.1437, DATË 1.4.1996 “PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7583, DATË 13.7.1992 “PËR KOMPETENCAT PËR CAKTIMIN E PAGAVE”
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.