Ligj

PËR BUXHETIN E SHTETIT TË VITIT 1992

Ligji nr. 7592, datë 29 korrik 1992, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7592
Data e miratimit
29 korrik 1992
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 4, 18 gusht 1992
Hyn në fuqi
18 gusht 1992
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 4, datë 1992-08-18

LIGJ

Nr.7592, datë 29.7.1992

PËR BUXHETIN E SHTETIT TË VITIT 1992

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7401, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”, me propozim të Këshillit të Ministrave

KUBVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Miratohet Buxheti i Shtetit për vitin 1992 nga Këshilli i Ministrave me të ardhura vjetore 14

miliardë e 830 milionë lekë, shpenzime vjetore 28 miliardë e 091 milionë lekë, si edhe për periudhën 1

gusht-31 dhjetor 1992 me të ardhura prej 10 miliardë e 479 milionë lekë dhe shpenzime për këtë 5 -

mujor 15 miliardë e 747 milionë lekë.

Neni 2

Defiçiti i Buxhetit të Shtetit për vitin 1992 parashikohet të jetë 13 miliardë e 374 milionë lekë,

ndërsa për periudhën 5-mujor 1 gusht-31 dhjetor 5 miliardë e 617 milion lekë.

Neni 3

Deficiti i Buxhetit të Shtetit për vitin 1992 parashikohet të mbulohet nga financimet e huaja

dhe kredia e brendshme bankare për financimin e shpenzimeve. Për periudhën 1 gusht -31 dhjetor si

financim i huaj do të jetë programi i Bankës Botërore për importet kritike prej 1 miliardë e 293 milion

lekë, ndërsa kredia bankare për financimin e shpenzimeve do të kufizohet në 4 miliardë e 575 milionë

lekë.

Neni 4

Përjashtimisht për vitin 1992 kredia bankare për finacimimin e shpenzim eve buxhetore do të

jetë më e lartë se kufiri i parashikuar në ligjin nr.7559, datë 22.4.1992 “Për Bankën e Shqipërisë".

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.