Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.6943, DATË 26.12.1984 "PËR KODIN RRUGOR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË"

Ligji nr. 7595, datë 4 gusht 1992, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7595
Data e miratimit
4 gusht 1992
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 4, 18 gusht 1992
Hyn në fuqi
15 korrik 1992
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 4, datë 1992-08-18

LIGJ

Nr.7595, datë 4.8.1992

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.6943, DATË 26.12.1984 "PËR KODIN RRUGOR TË

REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË"

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese" me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Neni 1, "Detyrat e legjislacionit rrugor" ndryshohet si vijon:

"Legjislacioni rrugor i Republikës së Shqipërisë ka për detyrë të mbrojë rrjetin rrugor, si pjesë

përbërëse e pronës publike, të sigurojë një qarkullim të pandërprerë e të rregullt për mjetet e transportit

rrugor të të gjitha llojeve dhe për këmbësorët, të vendosë një disiplinë të rreptë e të vetëdijshme për

punonjësit e transportit dhe personat e tjerë, me qëllim që të parandalohen rreziqet që mund t'i vijnë

jetës ose shëndetit të njerëzve, si dhe dëmtimet e pronës shtetërore e private".

Neni 2

Në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë fjalët "Ministria e Punëve të Brendshme;

Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë, si dhe prona apo pasuria socialiste" zëvendësohen me

fjalët "Ministria e Rendit Publik; Republika e Shqipërisë, prona apo pasuri publike".

Neni 3

Në nenin 38, fjalia e fundit ndryshohet si vijon: "Ndalohet t'u jepen mjetet për drejtim

personave të tjerë, kur nuk janë të pajisur me dëshminë e aftësisë përkatëse".

Neni 4

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.