Ligj

PËR INVESTIMET E HUAJA

Ligji nr. 7594, datë 4 gusht 1992, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7594
Data e miratimit
4 gusht 1992
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 4, 18 gusht 1992
Hyn në fuqi
2 shtator 1992
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 4, datë 1992-08-18

LIGJ

Nr.7594, datë 4.8.1992

PËR INVESTIMET E HUAJA

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Në këtë ligj, me përjashtim të rasteve kur në të përcaktohet ndryshe:

- "Shqipëria" nënkupton Republikën e Shqipërisë.

- "Territor" nënkupton territorin që Shqipëria ka në sovranitet, përfshirë ujrat territorial e si

dhe zonën detare në shelfin kontinental, mbi të cilat Shqipëria në përputhje me normat ndërkombëtare,

ushtron të drejtat sovrane e ligjore".

- "Autorizim" nënkupton autorizimin për investimet e huaja i lëshuar sipas këtij ligji.

- "Investitor i huaj" nënkupton:

a) çdo person fizik, i cili është shtetas i një vendi të huaj;

b) çdo person juridik të huaj, i cili ose është themeluar sipas një ligji tjetër nga ai i Shqipërisë

ose ka seli jashtë Shqipërisë.

c) çdo shtetas shqiptar me banim të përhershëm jashtë Shqipërisë.

- "Investim i huaj" përfshin çdo lloj pasurie dhe në veçanti çdo lloj investimi në:

a) pasuri të luajtshme e të paluajtshme, si dhe çdo lloj të drejte tjetër pasurore;

b) të drejta që rrjedhin nga pjesëmarrja me aksione, me letra të tjera me vlerë ose me lloje të

tjera interesash në shoqëritë;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.