PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7491, DATË 29.4.1991 "PËR DISPOZITAT KRYESORE KUSHTETUESE"
Ligji nr. 7596, datë 31 gusht 1992, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 19 dhjetor 1997.
- Numri
- 7596
- Data e miratimit
- 31 gusht 1992
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 6, 2 dhjetor 1992
- Hyn në fuqi
- 2 dhjetor 1992
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 6, datë 1992-12-02
LIGJ
Nr.7596, datë 31.8.1992
PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7491, DATË 29.4.1991 "PËR DISPOZITAT KRYESORE
KUSHTETUESE"
Në mbështetje të nenit 43 të Dispozitave Kryesore Kushtetuese, me propozim të Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Pas nenit 41 shtohet një nen i ri 41/a me këtë përmbajtje:
"Shërbimi i Kontrollit të Shtetit është organi më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar.
Shërbimi i Kontrollit të Shtetit është i pavarur, ai i nënshtrohet vetëm Kushtetutës dhe
ligjit.
Shërbimi i Kontrollit të Shtetit raporton e jep llogari para Kuvendit Popullor.
Kryetari dhe zëvendëskryetarët e Shërbimit të Kontrollit të Shtetit caktohen e shkarkohen
nga Kuvendi Popullor sipas rregullave të parashikuara me ligj.
Organizimi dhe kompetencat e Shërbimit të Kontrollit të Shtetit caktohen me ligj të
veçantë".
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.
Shpallur me dekretin nr.296. datë 15.9.1992 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali
Berisha.
Aktet që e ndryshojnë
- 19 dhjetor 1997 · 8266 · PËR NDRYSHIMIN E NENIT 41/A, TË LIGJIT NR. 7596, DATË 31.8.1992, “PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 7491, DATË 29.4.1991, ‘PËR DISPOZITAT KRYESORE KUSHTETUESE’”
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.