Ligj

PËR KRIJIMIN E FONDIT TË VEÇANTE MONETAR PËR ISH-TË DËNUARIT E TË PËRNDJEKURIT POLITIKË

Ligji nr. 7598, datë 1 shtator 1992, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7598
Data e miratimit
1 shtator 1992
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 6, 2 dhjetor 1992
Hyn në fuqi
2 dhjetor 1992
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 6, datë 1992-12-02

LIGJ

Nr.7598, datë 1.9.1992

PËR KRIJIMIN E FONDIT TË VEÇANTE MONETAR PËR ISH-TË DËNUARIT E TË

PËRNDJEKURIT POLITIKË

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Të krijohet fondi i veçantë monetar për të ndihmuar ish- të dënuarit e të përndjekurit politikë

në plotësimin e kërkesave të tyre me karakter urgjent. Ky fond përbëhet nga:

a) shuma që caktohet çdo vit si zë i veçantë në buxhetin e shtetit.

b) shuma prej një për qind mbi fondin e pagave, që do të derdhin ndërmarrjet shtetërore

jobuxhetore.

c) vlefta e një pjese të ndihmave humanitare për popullin shqiptar, që do të përcaktohen për

çdo rast nga Këshilli i Ministrave.

ç) vlefta e ndihmave humanitare që japin institucionet bamirëse dhe personat fizikë e juridikë,

shqiptarë ose të huaj, të caktuar për isht- të dënuarit e të përndjekurit politikë.

Neni 2

Administrimi dhe drejtimet e përdorimit të këtij fondi do të bëhen nga Ministria e Punës,

Emigracionit, Përkrahjes Sociale dhe e të Përndjekurve Politikë.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi menjëherë

Shpallur me dekretin nr.290. datë 4.9.1992 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sal i

Berisha.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.