Ligj

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7499, DATË 6.7.1991 "PËR RIVENDOSJEN E GRADAVE NË FORCAT E ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË"

Ligji nr. 7600, datë 8 shtator 1992, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7600
Data e miratimit
8 shtator 1992
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 6, 2 dhjetor 1992
Hyn në fuqi
2 dhjetor 1992
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 6, datë 1992-12-02

LIGJ

Nr.7600, datë 8.9.1992

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7499, DATË 6.7.1991 "PËR RIVENDOSJEN E

GRADAVE NË FORCAT E ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË"

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr. 7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Në ligjin nr.7499, datë 6.7.1991, neni 10 ndryshohet si vijon:

"Grada e parë për oficerët sapotitulluar të dalë nga shkollat ushtarake është në ntoger.

Përjashtim bëhet për ata që mbarojnë shkollën me rezultate të shkëlqyera, grada e të cilëve është një

shkallë më e lartë se grada e parë".

Për specialistët që merren nga jeta civile, grada jepet sipas funksionit organik përkatës të

emërimit në momentin e titullimit të tyre si oficer".

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.

Shpallur me dekretin nr.300, datë 21.9.1992, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali

Berisha.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.