Ligj

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7504, DATË 30.7.1991 "PËR POLICINË E RENDIT"

Ligji nr. 7601, datë 9 shtator 1992, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7601
Data e miratimit
9 shtator 1992
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 6, 2 dhjetor 1992
Hyn në fuqi
2 dhjetor 1992
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 6, datë 1992-12-02

LIGJ

Nr. 7601, datë 9.9.1992

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7504, DATË 30.7.1991 "PËR POLICINË E RENDIT"

Në mbësh tetje të nenit 16 të ligjit nr. 7491, datë 29.4.1991 "Për dipozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Në ligjin nr.7504, datë 30.7.1991 "Për policinë e rendit" në nenin 38, paragrafi i parë

ndryshohet si vijon:

"Oficerë të policisë së rendit titullohen gjithë personat që mbarojnë shkollën e lartë të profilit

të policisë, ose persona të tjerë që kanë mbaruar arsimin e lartë në profil tjetër dhe që i nënshtrohen një

kursi special kualifikimi":

Neni 2

Neni 39 shfuqizohet.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.

Shpallur me dekretin nr.301, datë 21.9.1992 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali

Berisha.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.