PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7566, DATË 25.5.1992 "PËR ARMËT"
Ligji nr. 7604, datë 10 shtator 1992, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7604
- Data e miratimit
- 10 shtator 1992
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 6, 2 dhjetor 1992
- Hyn në fuqi
- 2 dhjetor 1992
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 6, datë 1992-12-02
LIGJ
Nr.7604, datë 10.9.1992
PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7566, DATË 25.5.1992 "PËR ARMËT"
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Në ligjin nr.7566, datë 25.5.1992 "Për armët", në nenin 7 shtohet shkronja "ç" me këtë
përmbajtje:
"Personat fizikë që caktohen nga organet e sistemit bankar për shoqërimin e transportimin e
fondeve monetar e dhe për ruajtjen e rendit të brendshëm e sigurimin në objektet e shërbimeve
bankare ku administrohen fondet monetare".
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.
Shpallur me dekretin nr.. datë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.