Ligj

PËR DËRGIMIN PA SHPËRBLIM TË KOPJEVE TË DETYRUARA TË SHTYPSHKRIMEVE BIBLIOTEKAVE

Ligji nr. 7603, datë 10 shtator 1992, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7603
Data e miratimit
10 shtator 1992
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 6, 2 dhjetor 1992
Hyn në fuqi
1 tetor 1992
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 6, datë 1992-12-02

LIGJ

Nr.7603, datë 10.9.1992

PËR DËRGIMIN PA SHPËRBLIM TË KOPJEVE TË DETYRUARA TË

SHTYPSHKRIMEVE BIBLIOTEKAVE

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Të gjitha entet botuese dhe mjetet e informimit publik shtetërore ose private, që e kanë

qendrën në Republikën e Shqipërisë, detyrohen të dërgojnë pa shpërblim, brenda 1 muaji nga dita e

tërheqjes prej shtypshkronjës, në Bibliotekën Kombëtare dhe në bibliotekën shtetërore të rrethit ose të

bashkisë ku ushtrojnë veprimtarinë, nga 5 kopje për çdo botim që shtypet brenda ose jashtë territorit të

vendit, duke paguar edhe shpërblimin postar.

Neni 2

Kopjet e detyruara që u dërgohen bibliotekave përfshijnë të gjitha llojet e botimeve e

shtypshkrimeve si libra, gazeta, revista, broshura, buletine, albume, dispenca, harta, atlase, pllakate,

parrulla, mjete figurative në ndihmë të nxënësve, afishe të veprimtarive të rëndësishme, fletëpalosje,

me përjashtim të shtypshkrimeve të karakterit administrativ ose për përdorim të brendshëm të

ministrive, institucioneve dhe ndërmarjeve.

Neni 3

Moszbatimi i këtij detyrimi përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobënga 3000

deri në 10 000 lekë për çdo shtypshkrim të padërguar në biblioteka. Gjoba për shkeljet e detyrimeve

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.