Ligj

PËR NËNDARJET NË BASHKI E KOMUNA DHE ORGANIZIMIN E FUNKSIONIMIN E BASHKISË SË TIRANËS

Ligji nr. 7605, datë 15 shtator 1992, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7605
Data e miratimit
15 shtator 1992
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 6, 2 dhjetor 1992
Hyn në fuqi
2 dhjetor 1992
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 6, datë 1992-12-02

LIGJ

Nr.7605, datë 15.9.1992

PËR NËNDARJET NË BASHKI E KOMUNA DHE ORGANIZIMIN E FUNKSIONIMIN E

BASHKISË SË TIRANËS

Në zbatim të neneve 5 e 6 të ligjit nr.7570, datë 3.6.1992 "Për disa shtesa në ligjin nr.7491,

datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

I. PËR NËNDARJET NË BASHKI

Neni 1

Në bashkitë e qyteteve me popullsi mbi 40 mijë banorë krijohen lagje administrative. Lagjja,

si rregull, duhet të ketë jo më pak se 20 mijë banorë.

Numri i lagjeve caktohet nga Këshilli i Ministrave.

Kufijtë midis lagjeve vendosen nga këshilli i bashkisë.

Neni 2

Në lagje funksionon aparati administrativ. Struktura dhe numri i punonjësve të aparatit të

lagjes caktohet nga këshilli i bashkisë, kurse emërimi, shkarkimet e pagat e personelit të tij vendosen

nga kryetari i bashkisë.

Punonjësit e administratës së lagjes varen drejtëpërdrejt nga seksionet ose zyrat e aparatit të

bashkisë dhe përgjigjen para tyre për plotësimin e detyrave të ngarkuara.

Neni 3

Për drejtimin e punës së aparatit të lagjes, kryetari i bashkisë emëron një administrator të

lagjes.

Administratori i lagjes kryen detyrat që caktohen nga këshilli i bashkisë. Ai kryen këto detyra

kryesore:

1. Organizon, drejton e kontrollon punën e personelit të lagjes në përputhje me detyrat e

dhëna nga bashkia.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.