PËR PREFEKTURAT
Ligji nr. 7608, datë 22 shtator 1992, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 22 prill 1997.
- Numri
- 7608
- Data e miratimit
- 22 shtator 1992
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 9, 28 janar 1993
- Hyn në fuqi
- 28 janar 1993
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 9, datë 1993-01-28
LIGJ
Nr.7608, datë 22.9.1992
PËR PREFEKTURAT
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr. 7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Për të bashkërenduar veprimtarinë e ministrive e të institucioneve të tjera qend rore në njësitë
administrativo-tokësore, si dhe për të kontrolluar ligjshmërinë e akteve që nxjerrin organet e pushtetit
lokal, krijohen prefekturat. Numri, shtrirja terri toriale dhe qendra e tyre caktohet nga Këshilli i
Ministrave.
Neni 2
Titullari i prefekturës është prefekti.
Prefekti është përfaqësues i qeverisë në planin lokal. Ai emërohet dhe shkarkohet nga Këshilli
i Ministrave.
Që një person të emërohet prefekt, duhet të ketë kryer arsimin e lartë dhe të ketë mbushur
moshën 30 vjeç.
Neni 3
Prefekti nuk mund të jetë deputet, anëtar i këshillave të komunave, bashkive ose të rretheve.
Ai nuk duhet të ketë asnjë funksion tjetër të pagueshëm publik a profesional ose të bëjë pjesë në
shoqëri a institucione me karakter privat fitimprurës.
Neni 4
Prefekti mbikëqyr veprimtarinë ligjore të organeve të pushtetit lokal, në mënyrë që ajo të
kryhet në përputhje me ligjet.
Ndërmjet prefektit dhe organeve të pushtetit lokal nuk ka marrëdhënie vartësie.
Neni 5
Prefekti ka këto kompetenca kryesore:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 22 prill 1997 · 8209 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7608, DATË 22.9.1992 "PËR PREFEKTURAT"
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.