PËR MIRATIMIN ME DISA SHTESA E NDRYSHIME TË DEKRETIT NR.265, DATË 21.7.1992 "PËR DISA NDRYSHIME NË DEKRETIN NR.7393, DATË 12.6.1990 "PËR LËSHIMIN E PASAPORTAVE DHE DHËNIEN E VIZAVE"
Ligji nr. 7611, datë 23 shtator 1992, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7611
- Data e miratimit
- 23 shtator 1992
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 6, 2 dhjetor 1992
- Hyn në fuqi
- 2 dhjetor 1992
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 6, datë 1992-12-02
LIGJ
Nr.7611, datë 23.9.1992
PËR MIRATIMIN ME DISA SHTESA E NDRYSHIME TË DEKRETIT NR.265, DATË
21.7.1992 "PËR DISA NDRYSHIME NË DEKRETIN NR.7393, DATË 12.6.1990 "PËR
LËSHIMIN E PASAPORTAVE DHE DHËNIEN E VIZAVE"
Në mbështetje të nenit 16 dhe 28 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese",
KUVENDI POPULOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Të miratohet dekreti nr.265, datë 21.7.1992 "Për disa ndryshime në dekretin nr.7393, datë
12.6.1990 "Për lëshimin e pasaportave dhe dhënien e vizave", me këto shtesa e ndryshime:
Në nenin 1 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:
"Të drejtën e mësipërme e kanë për reciprocitet edheshtetasit e atyre shteteve që nuk kërkojnë
pajisjen me vizë të shtetasve shqiptarë, kur këta të fundit hyjnë në territorin etyre".
Neni 2 ndryshohet si vijon:
Në nenin 18 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:
"Shtetasit e shteteve anëtare të Komunitetit Evropian, të shteteve të EFTA -s, Shteteve të
Bashkuara të Amerikës, Kanadasaë, Turqisë dhe Bullgarisë paguajnë një taksë për hyrjen në territorin
e Republikës së Shqipërisë, masa e së cilës përcaktohet me dispozita të veçanta".
Pas nenit 3 shtohet neni 3/a me këtë përmbajtje:
"Në nenin 16 shtohet ky paragraf:
T'u hiqen pasaportat diplomatike dhe të shërbimit të gjithë personave që nuk kryejnë më ato
funksione, për të cilat ata janë pajisur me këto pasaporta".
Neni 2
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.