Ligj

PËR MIRATIMIN ME NJË NDRYSHIM TË DEKRETIT NR.255, DATË 17.7.1992 "PËR DISA PLOTËSIME NË DEKRETIN NR.1874, DATË 7.6.1954 "MBI SHTETËSINË SHQIPTARE"

Ligji nr. 7613, datë 28 shtator 1992, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7613
Data e miratimit
28 shtator 1992
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 6, 2 dhjetor 1992
Hyn në fuqi
2 dhjetor 1992
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 6, datë 1992-12-02

LIGJ

Nr.7613, datë 18.9.1992

PËR MIRATIMIN ME NJË NDRYSHIM TË DEKRETIT NR.255, DATË 17.7.1992 "PËR

DISA PLOTËSIME NË DEKRETIN NR.1874, DATË 7.6.1954 "MBI SHTETËSINË

SHQIPTARE"

Në mbështetje të neneve 16 dhe 28 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese",

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Të miratohet dekreti nr.255, datë 17.7.1992 "Për disa pltoësime në dekretin nr.1874, datë

7.6.1954 "Mbi shtetësinë shqiptare", me këtë ndryshim:

Në nenin 1, paragrafi i dytë ndryshohet si vijon:

"Personat që do të rezultojnë me më shumë se një shtetësi, si pasojë e zbatimit të këtij dekreti,

do të gëzojnë të drejtat dhe do të përmbushin detyrat që parashikohen nga Kushtetuta dhe legjislacioni

shqiptar në fuqi për çdo shtetas të Republikës së Shqipërisë".

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.

Shpallur me dekretin nr.319, datë 14.10.1992 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali

Berisha.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.