PËR MIRATIMIN ME NDRYSHIME TË DEKRETIT NR.266, DATË 22.7.1992 "PËR MIRATIMIN DHE ZBATIMIN E BUXHETIT TË SHTETIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË"
Ligji nr. 7616, datë 30 shtator 1992, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7616
- Data e miratimit
- 30 shtator 1992
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 6, 2 dhjetor 1992
- Hyn në fuqi
- 2 dhjetor 1992
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 6, datë 1992-12-02
LIGJ
Nr.7616, datë 30.9.1992
PËR MIRATIMIN ME NDRYSHIME TË DEKRETIT NR.266, DATË 22.7.1992 "PËR
MIRATIMIN DHE ZBATIMIN E BUXHETIT TË SHTETIT TË REPUBLIKËS SË
SHQIPËRISË"
Në mbështetje të nenit 16 dhe 28 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese",
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Të miratojë me ndryshime dekretin nr.266, datë 22.7.1992 "Për hartimin dhe zbatimin e
buxhetit të shtetit të të Republikës së Shqipërisë".
Neni 2
Dekretit t'i bëhen ndryshimet në nenet përkatëse si më poshtë:
Neni 1, të formulohet: "Buxheti i shtetit është programi kryesor financiar. Pjesët formuese të
tij janë: buxheti kombëtar, buxhetet lokale, buxheti i sigurimeve shoqërore shtetërore dhe i përkrahjes
sociale".
Neni 3, të bashkohet me nenin 10 dhe të formulohet:
"Buxheti kombëtar përfshin të ardhurat, që me ligj derdhen në buxhetin e shtetit dhe
shpenzimet për arsimin, shëndetësinë, kulturën, shkencën, sportet, sigurimet shoqërore shtetërore,
përkrahjen sociale, mbrojtjen dhe rendin publik, shpenzimet për investime, për mbajtjen e aparatit
shtetëror dhe shpenzime të tjera që përcaktohen me ligj.
Buxhetet lokale përfshijnë të ardhurat, që me ligj u lihen atyre dhe shpenzimet për mbajtjen e
administratës shtetëror e lokale, shpenzimet social kulturore, investimet dhe shpenzime të tjera, që
caktohen me ligj".
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.