Ligj

PËR INSPEKTORATIN E KONTROLLIT TË PËRDORIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE

Ligji nr. 7619, datë 12 tetor 1992, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 12 tetor 1994.

Numri
7619
Data e miratimit
12 tetor 1992
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 6, 2 dhjetor 1992
Hyn në fuqi
2 dhjetor 1992
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 6, datë 1992-12-02

LIGJ

Nr.7619, datë 12.10.1992

PËR INSPEKTORATIN E KONTROLLIT TË PËRDORIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Inspektorati i Kontrollit të Përdorimit të Energjisë Elektrike është organ ekzekutiv i

paarmatosur dhe i specializuar për kontrollin e zbatimit të legjislacionit për përdorimin e energjisë

elektrike në sektorin shtetëror e privat nga personat fizikë a juridikë, vendas ose të huaj me seli brenda

a jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, që e ushtrojnë veprimtarinë e tyre në territorin e

Shqipërisë.

Neni 2

Pranë Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare krijohet Inspektorati i Kontrollit të Përdorimit

të Energjisë Elektrike me degët e saj në rrethe, i cili varet nga ministri i Industrisë, Energjitikës dhe i

Burimeve Minierave dhe jep llogari para tij.

Neni 3

Inspektorati i Kontrollit të Përdorimit të Përdorimit të Energjisë Elektrike ka këto detyra e të

drejta:

a) Të ushtrojë kontroll për mbrojtjen e rrjetit elektrik dhetë elementëve të tij nga ndërhyrjet e

dëmtimet e kryera pa leje të ndërmarrjeve shitëse nga persona fizikë a juridikë vendas ose të huaj.

b) Të ushtrojë kontroll për zbatimin drejt të legjislacionitdhe të rregullave të përdorimit të

energjisë elektrike.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 12 tetor 1994 · 7868 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7619, DATË 12.10.1992 “PËR INSPEKTORATIN E KONTROLLIT TË PËRDORIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE”

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.