PËR PYJET DHE POLICINË E SHËRBIMIT PYJOR
Ligji nr. 7623, datë 13 tetor 1992, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 30 qershor 1994.
- Numri
- 7623
- Data e miratimit
- 13 tetor 1992
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 6, 2 dhjetor 1992
- Hyn në fuqi
- 17 dhjetor 1992
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 6, datë 1992-12-02
LIGJ
Nr.7623, datë 13.10.1992
PËR PYJET DHE POLICINË E SHËRBIMIT PYJOR
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese" me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
RREGULLA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Ky ligj ka për objektiv administrimin, mbrojtjen, shtimin dhe trajtimin e pyjeve,me
qëllim ruajtjen e mjedisit dhe prodhimin e materialit drunor e të prodhimeve të tjera pyjore.
a) Ruajtja në tërësi e fondit pyjor për funksionin e tij ekonomik, vlerat e veçanta të tij në
mbrojtjen e mjedisit, në rezervat e ujit e në pastrimin e atmosferës, së pjellorisë së tokës, në
aspektin e pejsazhit, në agroturizëm e infrastrukturë.
b) Kontrolli i prerjes së lëndës drusore, në mënyrë që ajo të jetë e barabartë me mundësitë
e rritjes normale të pyjeve, të përcaktuara nëpërmjet projekteve të mbarështimit që janë përpiluar
në përputhje me këtë ligj.
c) Kontrolli për zhvillimin e gjithë sektorit pyjor.
ç) Sigurimi i balancimit midis interesave të gjithë shoqërisë dhe interesave të personave
juridikë e fizikë.
KREU II
FONDI PYJOR, ADMINISTRIMI, ZHVILLIMI DHE TRAJTIMI
Neni 2
Fondi pyjor përbëhet nga pyjet dhe tokat me bimësi pyjore.
Në to përfshihen pyjet shtetërore, komunale dhe private. Fondi pyjor formohet mbi bazën
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 30 qershor 1994 · 7838 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7623, DATË 13.10.1992 “PËR PYJET DHE POLICINË E SHËRBIMIT PYJOR”
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.