PËR ADERIMIN NË PROTOKOLLET SHTESË TË KONVENTËS SË GJENEVËS TË VITIT 1949
Ligji nr. 7624, datë 14 tetor 1992, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7624
- Data e miratimit
- 14 tetor 1992
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 6, 2 dhjetor 1992
- Hyn në fuqi
- 2 dhjetor 1992
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 6, datë 1992-12-02
LIGJ
Nr.7624, datë 14.10.1992
PËR ADERIMIN NË PROTOKOLLET SHTESË TË KONVENTËS SË GJENEVËS TË VITIT
1949
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr. 7491, datë 29.4.1991, "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Aderimin e Republikës së Shqipërisë në Protokollin shtesë të konventave të Gjenevës të 12
gushtit 1949 në lidhje me mbrojtjen e viktimave të konflikteve të armatosura ndërkombëtare
(Protokolli I) dhe në Protokollin shtesë të konventave të Gjenevëse të 12 gushtit 1949 në lidhje me
mbrojtjen e viktimave të konflikteve të armatosura jondërkombëtare (Protokolli II), të miratuara në
Gjenevë të Zvicrës në Konferencën Diplomatike më 7.6.1977.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.
Shpallur me dekretin nr.333, datë 28.10.1992 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali
Berisha
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.