Ligj

PËR NJËSITË E MATJES DHE KONTROLLIN E MJETEVE MATËSE (METROLOGJINË)

Ligji nr. 7625, datë 20 tetor 1992, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7625
Data e miratimit
20 tetor 1992
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 6, 2 dhjetor 1992
Hyn në fuqi
2 dhjetor 1992
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 6, datë 1992-12-02

LIGJ

Nr.7625, datë 20.10.1992

PËR NJËSITË E MATJES DHE KONTROLLIN E MJETEVE MATËSE (METROLOGJINË)

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr. 7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

KREU I

NJESITË LIGJORE TË MATJES

Neni 1

1. Njësitë ligjore të matjes në Republikën e Shqipërisë janë:

a) Njësitë bazë të Sistemit Ndërkombëtar të Njësive (SI), të dhëna në nenin 2;

b) njësitë e rrjedhura SI;

c) njësitë e pavarura nga SI;

ç) shumëfishat e nënfishat dhjetore të njësive SI.

2. Këshilli i Ministrave nxjerr dispozita të veçanta për njësitë ligjore të matjes.

Neni 2

Njësitë bazë të Sistemit Ndërkombëtar të Njësive janë:

Madhësia Emërtimi Simboli

Gjatësia metër m

Masa kilogram kg

Koha sekondë s

Intensiteti i rrymës

elektrike amper A

Temperatura

termodinamike kelvin K

Sasia e lëndës mol mol

Intensiteti i dritës kandele cd

Neni 3

1. Përcaktimi i njësive ligjore është i detyrueshëm:

a) Për shkallëzimin dhe tregimet plotësuese për mjetet matëse që përdoren në tregëti,

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.