Ligj

PËR SHËRBIMIN ZOOTEKNIK

Ligji nr. 7627, datë 21 tetor 1992, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7627
Data e miratimit
21 tetor 1992
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 6, 2 dhjetor 1992
Hyn në fuqi
2 dhjetor 1992
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 6, datë 1992-12-02

LIGJ

Nr.7627, datë 21.10.1992

PËR SHËRBIMIN ZOOTEKNIK

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

KREU I

ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE DETYRAT E SHËRBIMIT ZOOTEKNIK

Neni 1

Shërbimi zooteknik organizohet në gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Ai përbëhet

nga shërbimi zooteknik dhe inspektoriati i kontrollit ligjor për zootekninë në Ministrinë e Bujqësisë

dhe Ushqimit, në organet lokale të pushtetit, institucionet teknike e shkencore të zooteknisë dhe

shërbimit zooteknik pranë prodhuesve.

Neni 2

Shërbimi zooteknik organizohet e drejtohet nga Ministria e Bujqësisë dhe e Ushqimit dhe ka

për detyrë:

a) Të zbatojë legjislacionin për zootekninë;

b) Të përcaktojë përparësitë dhe të nxisë zhvillimin e blegtorisë sipas llojeve, racave e zonave

në raport me stadin e zhvillimit të vendit;

c) Të përcaktojë e drejtojë masat për ruajtjen, shtimin dhe zhvilli min e fondit gjenetik të

kafshëve, shpendëve e zookulturave;

ç) Të përpunojë e përhapë teknologjitë bashkëkohore për mbarështimin dhe të ushqyerit e

kafshëve, shpendëve e zookulturave;

d) të përcaktojë drejtimet e kërkimeve shkencore në fushën e zooteknisë;

dh) Të organizojë e drejtojë punën për kualifikimin e zooteknikëve e të prodhuesve, të nxisë e

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.