PËR STANDARDIZIMIN DHE CILËSINË
Ligji nr. 7630, datë 28 tetor 1992, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7630
- Data e miratimit
- 28 tetor 1992
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 6, 2 dhjetor 1992
- Hyn në fuqi
- 17 dhjetor 1992
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 6, datë 1992-12-02
LIGJ
Nr.7630, datë 28.10.1992
PËR STANDARDIZIMIN DHE CILËSINË
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
KREU I
STANDARDIZIMI
Neni 1
Standardizimi përmbledh veprimtarinë për studimin, hartimin dhe miratimin e standardeve,
parastandardeve, kushteve të projektimit e zbatimit, kampionëve, modeleve, vizatimeve të punës e
recepturave, si dhe drejtimin, kontrollin dhe sigurimin e cilësisë.
Ai shtrihet në gjithë veprimtarinë e personave juridikë e fizikë, vendas e të huaj, që prodhojnë,
ndërtojnë e kryejnë shërbime në territorin e Republikës së Shqipërisë, përveç mallrave që përjashtohen
me dispozita të veçanta.
Neni 2
Standardet janë dokumente në të cilat pasqyrohen kërkesa të caktuara, që ndihmojnë për
organizimin dhe drejtimin shkencor të prodhimit, të ndërtimit e të shërbimit, për forcimin e disiplinës
teknike e teknologjike, për përmirësimin e cilësisë dhe rritjen e efektivitetit.
Neni 3
Sistemi i standardizimit përbëhet nga:
a) Standardi shqiptar (STASH), i cili përcakton kërkesat cilësore të njësuara në bazë të
teknologjive të zbatuara, për lëndët e para e materialet, lëndët djegëse e produktet e gatshme,
ndërtimet, shërbimet, kushtet e ambalazhimit e të etiketimit, të ruajtjes e të transportimit të
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.