PËR FALIMENTIMIN E NDËRMARRJEVE SHTETËRORE
Ligji nr. 7631, datë 29 tetor 1992, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7631
- Data e miratimit
- 29 tetor 1992
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 6, 2 dhjetor 1992
- Hyn në fuqi
- 1 janar 1993
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 6, datë 1992-12-02
LIGJ
Nr.7631, datë 29.10.1992
PËR FALIMENTIMIN E NDËRMARRJEVE SHTETËRORE
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
KAPITULLI I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Falimentimi është një situatë juridike, e cila vjen si pasojë e paaftësisë paguese të ndërmarrjes
për një kohë të caktuar. Falimentimi shpallet me vendim të gjykatës.
Neni 2
Ndërmarrja i nënshtrohet procesit të falimentimit, kur nuk ka aftësi paguese të mjaftueshme
dhe kreditorët i kërkojnë asaj kryerjen e pagesave të prapambetura. Falimentimi kërkohet nga
kreditorët që mbajnë përqindjen më të lartë të borxhit ose nga ministria a institucioni tjetër qendror,
apo nga organet e pushtetit lokal sipas vartësisë së ndërmarrjes.
Neni 3
Objekti i falimentimit është e gjithë pasuria e ndërmarrjes shtetërore, përfshirë edhe atë të
filialeve ose degëve të saj.
KAPITULLI II
GJENDJA E NDËRPRERJES DHE E NDALIMIT TË PAGESAVE
Neni 4
Ndërmarrja shtetërore konsiderohet në gjendje të ndërprerjes së pagesës, kur:
a) borxhet e saj kalojnë vlerat disponibël (kambialet për t'iu paguar, aksionet, titujt,
obligacionet, çeqet postale, mjetet monetare në arkë) ose,
b) ajo s'ka vlera të realizueshme (paradhënie që u ka dhënë furnitorëve, klientëve dhe
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.