Ligj

PËR DISPOZITAT QË RREGULLOJNË PJESËN E PARË TË KODIT TREGTAR

Ligji nr. 7632, datë 4 nëntor 1992, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 31 maj 2007.

Numri
7632
Data e miratimit
4 nëntor 1992
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 8, 20 janar 1993
Hyn në fuqi
4 shkurt 1993
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 8, datë 1993-01-20

LIGJ

Nr.7632, datë 4.11.1992

PËR DISPOZITAT QË RREGULLOJNË PJESËN E PARË TË KODIT TREGTAR

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”, me propozim të Këshillit të Ministrave

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KAPITULLI I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Ligjet që zbatohen në fushën e tregtisë

Në fushën e tregtisë zbatohet legjislacioni tregtar. Për çështjet që nuk trajtohen nga ky

legjislacion, zbatohen praktikat tregtare; praktikat lokale ose të veçanta marrin përparësi ndaj

praktikave të përgjithshme. Në mungesë të tyre zbatohen dispozitat e Kodit Civil.

Neni 2

Përkufizimi i tregtarit

Konsiderohen tregtarë personat fizikë dhe shoqëritë tregtarë, që gjatë ushtrimit të

profesionit kryejnë veprime tregtare në emër të tyre. Ortakët e shoqërive tregtare nuk

konsiderohen tregtarë.

Neni 3

Përkufizimi i veprimeve tregtare

Konsiderohen veprime tregtare veçanërisht:

1. Blerja me qëllim rishitjeje, shitja që rrjedh nga një blerje e mëparshme e bërë me

qëllim rishitjeje, si dhe përgjithësisht çdo veprim shkëmbimi i lidhur me një veprim tjetër

shkëmbimi.

2. Çdo akt i sipërmarrjeve industriale të ndërtimit, të shfrytëzimit të minierave të

transportit, të sigurimeve, të magazinimit, të shf aqjeve publike, të reklamës, të botimit e të

shtypshkrimit joartizanal;

3. Çdo operacion bankar dhe këmbimi;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 31 maj 2007 · 9748 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7632, DATË 4.11.1992 “PËR DISPOZITAT QË RREGULLOJNË PJESËN E PARË TË KODIT TREGTAR”

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.