PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES PËR BASHKËPUNIM NË FUSHAT USHTARAKE TË PËRGATITJES, TEKNIKËS DHE SHKENCËS NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË TURQISË
Ligji nr. 7634, datë 11 nëntor 1992, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7634
- Data e miratimit
- 11 nëntor 1992
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 9, 28 janar 1993
- Hyn në fuqi
- 28 janar 1993
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 9, datë 1993-01-28
LIGJ
Nr.7634, datë 11.11.1992
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES PËR BASHKËPUNIM NË FUSHAT USHTARAKE
TË PËRGATITJES, TEKNIKËS DHE SHKENCËS NDËRMJET QEVERISË SË
REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË TURQISË
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1992 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet "Marrëveshja për bashkëpunim në fushat ushtarake të përgatitjes, teknikës dhe
shkencës ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë",
nënshkruar në Ankara më 29.7.1992.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.
Shpallur me dekretin nr.359, datë 21.11.1992 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali
Berisha
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.