Ligj

"PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.4624, DATË 24.12.1969 "PËR SISTEMIN E RI ARSIMOR"

Ligji nr. 7635, datë 11 nëntor 1992, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7635
Data e miratimit
11 nëntor 1992
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 9, 28 janar 1993
Hyn në fuqi
12 shkurt 1993
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 9, datë 1993-01-28

LIGJ

Nr.7635, datë 11.11.1992

"PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.4624, DATË 24.12.1969 "PËR SISTEMIN E RI

ARSIMOR"

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Në ligjin nr.4624, datë 24.12.1969 "Për sistemin e ri arsimor", paragrafi i dytë neni 7,

ndryshohet si vijon:

"Kur nxënësit e moshës 6 -16 vjeç, të cilët i përfshin detyrimi shkollor, mungojnë pa arsye në

shkollë ose e braktisin atë, prindërit, birësuesit ose kujdestarët e tyre dënohen për kundërvajtje

administrative me gjobë.

Kur nxënësi mungon në mësim pa arsye 30 -50% të kohës në dy muaj të njëpasnjëshëm, masa

e gjobës është nga 200 der i në 400 lekë dhe, në rast përsëritjeje gjatë po atij viti gjoba është deri në

600 lekë. Kur nxënësi mungon në mësim pa arsye mbi 50% të kohës në dy muaj të njëpasnjëshëm,

masa e gjobës është nga 600 deri 800 lekë dhe, në rast përsëritjeje gjatë po atij viti, gjoba është deri në

1000 lekë.

Përjashtohen nga masa e gjobitjes ata prindër, fëmijët e të cilëve janë regjistruar në një shkollë

të huaj, me kusht që të paraqesin dokumentin e regjistrimit pranë drejtorisë së shkollës të

vendbanimit të tij.

Neni 2

Pas nenit 7 shtohet neni 7/a me këtë përmbajtje:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.