Ligj

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.6133, DATË 12.2.1980 "PËR TITUJT E NDERIT DHE DEKORATAT E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË"

Ligji nr. 7644, datë 2 dhjetor 1992, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7644
Data e miratimit
2 dhjetor 1992
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 9, 28 janar 1993
Hyn në fuqi
28 janar 1993
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 9, datë 1993-01-28

LIGJ

Nr.7644, datë 2.12.1992

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.6133, DATË 12.2.1980 "PËR TITUJT E NDERIT DHE

DEKORATAT E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË"

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozim të një grupi deputetësh,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Në ligjin nr.6133, datë 12.2.1980, "Për titujt e nderit dhe dekaratat e Republikës së

Shqipërisë", neni 25 ndryshohet si vijon:

"URDHRI DHE MEDALJA "PËR MERITA TË SHQUARA NË FUSHËN E MBROJTJES

SË ATDHEUT".

Urdhri dhe medalja "Për merita të shquara në fushën e mbrojtjes së atdheut" u jepet oficerëve

e nënoficerëve aktivë e rezervistë, studentëve të akademisë ushtarake, ushtarëve akti vë e rezervistë,

njësive, reparteve, nënreparteve e institucioneve ushtarake me këto motivacione:

Për merita të veçanta dhe aftësi të shquara në forcimin dhe modernizimin e ushtrisë; për

trimëri të treguar në rast agresioni ose provokacioni kundër Republikës së Shqipërisë; për rezultate të

shkëlqyera në përgatitjen ushtarake të efektivave, si dhe në fusha të tjera që kanë çuar në forcimin e

gatishmërisë luftarake.

Urdhri "Për merita të shquara në fushën e mbrojtjes së atdheut" ka tri klasa: I, II, III".

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.

Shpallur me dekretin nr.389, datë 9.12.1992 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.