PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7560, DATË 28.4.1992 "PËR SISTEMIN BANKAR NË SHQIPËRI"
Ligji nr. 7648, datë 16 dhjetor 1992, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7648
- Data e miratimit
- 16 dhjetor 1992
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 10, 30 janar 1993
- Hyn në fuqi
- 30 janar 1993
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 10, datë 1993-01-30
LIGJ
Nr.7648, datë 16.12.1992
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7560, DATË 28.4.1992 "PËR SISTEMIN BANKAR NË
SHQIPËRI"
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozim të një grupi deputetësh,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në ligjin nr.7560, datë 28.4.1992 "Për sistemin bankar në Shqipëri" pas nenit 8 të shtohet neni
8a me këtë përmbajtje:
"Krijimi i bankave private ose shtetërore me kapital shqiptar dhe të huaj, me propozim të
Këshillit të Ministrave miratohet edhe nga Kuvendi Popullor".
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.
Shpallur me dekretin nr.407, datë 31.12.1992 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali
Berisha
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.