Ligj

PËR KRIJIMIN E BANKËS SË PËRBASHKËT ITALO-SHQIPTARE

Ligji nr. 7649, datë 16 dhjetor 1992, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7649
Data e miratimit
16 dhjetor 1992
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 10, 30 janar 1993
Hyn në fuqi
30 janar 1993
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 10, datë 1993-01-30

LIGJ

Nr.7649, datë 16.12.1992

PËR KRIJIMIN E BANKËS SË PËRBASHKËT ITALO-SHQIPTARE

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozim të Këshillit të Minstrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Miratohet krijimi i Bankës së përbashkët Italo -Shqiptare sipas statutit që i bashkëngjitet këtij

ligji dhe që është pjesë përbërëse e tij.

Neni 2

Banka Italo -Shqiptare do të jetë subjekt i normave të ligjit nr.7560, datë 28.4.1992 "Për

sistemin bankar në Shqipëri", dhe të ligjit nr.7559, datë 22 prill 1992 "Për Bankën e Shqipërisë".

Neni 3

Ortakëve të huaj të Bankës Italo -Shqiptare u është garantuar transferimi i lirë në valutë të

konvertueshme i fitimeve dhe, në ras tet e uljes së kapitalit, të tërheqjes së ortakëve ose të mbylljes së

bankës, garantohet transferimi i kuotës që u përket në të njëjtën valutë në të cilën u ofrua.

Neni 4

Shtetasit e huaj që do të kryejnë funksionin e administratorëve, të drejtuesve, nëpunësve ose

konsulentëve të Bankës Italo -Shqiptare, përjashtohen nga çdo taksë mbi të ardhurat që vijnë nga

funksione të tilla, përderisa i nënshtrohen taksimit në vendin e tyre, duke rezervuar të drejtën e

zbatimit të marrëveshjes të tatimit të dyfishtë ndërmjet qeverisë shqiptare dhe asaj italiane me hyrjen e

saj në fuqi.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.