Ligj

PËR BIRËSIMET E TË MITURVE NGA SHTETAS TË HUAJ DHE PËR DISA NDRYSHIME NË KODIN E FAMILJES

Ligji nr. 7650, datë 17 dhjetor 1992, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7650
Data e miratimit
17 dhjetor 1992
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 10, 30 janar 1993
Hyn në fuqi
30 janar 1993
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 10, datë 1993-01-30

LIGJ

Nr.7650, datë 17.12.1992

PËR BIRËSIMET E TË MITURVE NGA SHTETAS TË HUAJ DHE PËR DISA NDRYSHIME

NË KODIN E FAMILJES

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Birësimi lejohet vetëm në rast se është në interesin e lartë të të miturit dhe garanton

respektimin e të drejtave të tij themelore.

Neni 2

Me qëllim që të ndihmohet, nxitet e mbikëqyret mbrojtja e të miturve nëpërmjet birësimit dhe

për të sigururar një bashkëpunim me autoritetet publike kompetente dhe organizmat privatë të njohur,

shqiptarë ose të huaj, krijohet Komiteti Shqiptar i Birësimeve.

Neni 3

Komiteti Shqiptar i Birësim eve është organ kolegjial në vartësi të Këshillit të Ministrave dhe

ka në përbërje të tij nga një përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Shëndetësisë dhe të

Mbrojtjes së Mjedisit, Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Punës, të Emigracionit, Përkrahjes Sociale

dhe të Përndjekurve Politikë, Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Rendit Publik, Ministrisë

së Financave dhe një pedagog i Fakultetit të Drejtësisë (specialist i së drejtës familjare ose

ndërkombëtare), që caktohet me urdhër të titullarit të ministrisë përkatëse.

Komiteti drejtohet nga kryetari që emërohet nga Kryesia e Këshillit të Ministrave. Ai

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.