PËR FESTAT ZYRTARE
Ligji nr. 7651, datë 21 dhjetor 1992, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 9 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 25 janar 2018.
- Numri
- 7651
- Data e miratimit
- 21 dhjetor 1992
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 10, 30 janar 1993
- Hyn në fuqi
- 30 janar 1993
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 10, datë 1993-01-30
LIGJ
Nr.7651, datë 21.12.1992
PËR FESTAT ZYRTARE
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Janë ditë pushimi ditët e këtyre festave zyrtare:
a) 1 dhe 2 janari - Viti i RI.
b) 1 Maji, dita ndërkombëtare e punonjësve.
c) 28 Nëntori, dita e festës kombëtare.
ç) Bajrami i Madh, dita e parë.
d) Bajrami i Vogël, dita e parë.
dh) Pashkët Ortodokse, dita e parë.
e) Pashkët Katolike, dita e parë.
ë) Krishtlindjet, dita e parë.
Kur dita e festave zyrtare të mësipërme është ditë e diel, dita e pushimit do të jetë dita e hënë.
Neni 2
Pranë Këshillit të Ministrave të ngrihet një komision për t'i propoz uar parlamentit katalogun e
plotë të festave zyrtare dhe jo zyrtare.
Neni 3
Dekreti nr.1600, datë 8.1.1953 "Për festat zyrtare", si dhe çdo dispozitë tjetër që bie në
kundërshtim me këtë ligj, shhfuqizohen.
Neni 4
Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.
Shpallur me dekretin nr.401, datë 23.12.1992, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali
Berisha.
Aktet që e ndryshojnë
- 7 dhjetor 1993 · 7770 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7651, DATË 21.12.1992 "PËR FESTAT ZYRTARE"
- 22 dhjetor 1993 · 7780 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7651, DATË 21.12.1992 “PËR FESTAT ZYRTARE”
- 8 shkurt 1996 · 8065 · PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7651, DATË 21.12.1992 “PËR FESTAT ZYRTARE”
- 7 maj 1997 · 8214 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7651, DATË 21.12.1992 "PËR FESTAT ZYRTARE"
- 30 tetor 1997 · 8253 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7651, DATË 21.12.1992 "PËR FESTAT ZYRTARE" NDRYSHUAR ME LIGJET NR.7770, DATË 7.12.1993, NR.7780, DATË 22.12.1993 DHE NR.8065, DATË 8.2.1996
- 25 shtator 2003 · 9137 · PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7651, DATË 21.12.1992 “PËR FESTAT ZYRTARE E DITËT PËRKUJTIMORE”, I NDRYSHUAR
- 15 prill 2004 · 9222 · PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7651, DATË 21.12.1992 “PËR FESTAT ZYRTARE E DITËT PËRKUJTIMORE”, I NDRYSHUAR
- 4 shkurt 2010 · 10226 · Për një shtesë dhe ndryshim në ligjin nr.7651, datë 21.12.1992 “Për festat zyrtare e ditët përkujtimore”, të ndryshuar
- 25 janar 2018 · 1/2018 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 7651, DATË 21.12.1992, “PËR FESTAT ZYRTARE E DITËT PËRKUJTIMORE”, TË NDRYSHUAR
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.