Ligj

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJN NR, 7512, DATË 10.8.1991 "PËR SANKSIONIMIN DHE MBROJTJEN E PRONËS PRIVATE, TË NISMËS SË LIRË, TË VEPRIMTARIVE PRIVATE TË PAVARURA DHE PRIVATIZIMIT"

Ligji nr. 7653, datë 23 dhjetor 1992, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7653
Data e miratimit
23 dhjetor 1992
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 10, 30 janar 1993
Hyn në fuqi
30 janar 1993
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 10, datë 1993-01-30

LIGJ

Nr.7653, datë 23.12.1992

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJN NR, 7512, DATË 10.8.1991 "PËR SANKSIONIMIN DHE

MBROJTJEN E PRONËS PRIVATE, TË NISMËS SË LIRË, TË VEPRIMTARIVE PRIVATE

TË PAVARURA DHE PRIVATIZIMIT"

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Paragrafi i dytë i nenit 21 ndryshohet si vijon:

"Personave fizikë a juridikë të huaj u jepet truall për ndërtim nga persona fizikë a juridikë

vendas me qira për një periudhë deri në 99 vjet, sipas një kontrate të veçantë. Në raste të veçanta, për

investime të rëndësishme, trualli mund t'u shitet të huajve me miratim të Kuvendit Popullor".

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.

Shpallur me dekretin nr.410, datë 4.1.1993, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali

Berisha.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.