PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7609, DATË 22.9.1992 "PËR TARIFAT DOGANORE"
Ligji nr. 7654, datë 24 dhjetor 1992, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7654
- Data e miratimit
- 24 dhjetor 1992
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 10, 30 janar 1993
- Hyn në fuqi
- 14 shkurt 1993
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 10, datë 1993-01-30
LIGJ
Nr.7654, datë 24.12.1992
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7609, DATË 22.9.1992 "PËR TARIFAT
DOGANORE"
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e një grupi deputetësh,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Neni 17 i ligjit nr.7609, datë 22.9.1992 "Për tarifat doganore" të ndryshohet si vijon:
"Vlera doganore e mallrave të importuara është vlera e transaktuar, që është çmimi i
paguar ose që duhet të pa guhet për mallrat, kur ato shiten për eksport drejt territorit doganor të
Republikës së Shqipërisë. Vlera doganore përfshin çmimin e mallrave, shpenzimet e transportit
dhe ato të sigurimit.
Kur organet doganore konstatojnë që çmimet e mallrave të importit të paraqitura në
faturë, janë nën vlerat minimale të caktuara nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, zbatojnë si
vlerë doganore vlerat minimale për llogaritjen dhe nxjerrjen e taksave doganore.
Ministri i Financave dhe Ekonomisë nxjerr vlerat minimale të mallrave të importit të
pranueshme nga organet doganore.
Vlera doganore e mallrave të importuara apo eksportet përcaktohen në deklaratën
doganore, kur mallrat kalojnë kufirin shqiptar".
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.414, datë 8.1.1993, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali
Berisha.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.