PËR FARAT DHE FIDANËT
Ligji nr. 7659, datë 12 janar 1993, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 9 korrik 1996.
- Numri
- 7659
- Data e miratimit
- 12 janar 1993
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 1, 28 shkurt 1993
- Hyn në fuqi
- 28 shkurt 1993
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 1, datë 1993-02-28
LIGJ
Nr.7659, datë 12.1.1993
PËR FARAT DHE FIDANËT
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 19.2.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Farat, fidanet, copat, filizat, zhardhokët, bulbat, kamzat, llastunjat dhe çdo pjesë tjeter e bimës
që shërben për mbjellje dhe riprodhimin e tyre, për efekt të këtij ligji, do të përfshihen në termin
"Material mbjellës bimor".
Neni 2
Materiali mbjellës bimor klasifikohet në këto kategori:
a) Material mbjellës gjenetik (popullata, ekotipet, biotipet, linjat, incuktlinjat dhe klonet).
b) Materiali mbjellës bimor i krijuar (kultivar i ri, linjat prindërore të reja, hibride të reja e
klone të rinj në pemëtari).
c) Material mbjellës bimor bazë (supersuperelitet, superelitet, elitet e të gjitha kategorive, si
dhe hibridet).
ç) Material mbjellës bimor për shumëzim e prodhim (të gjitha farat e riprodhimeve të para e të
dyta).
KREU II
KRIJIMI, RIPRODHIMI DHE SHUMËZIMI I MATERIALIT
MBJELLËS BIMOR
Neni 3
Të drejtën e krijimit të materialit të ri mbjellës bimor sipas nenit 2, shkronja "b" e këtij ligji,
me qëllim përhapje e tregtimi, e kanë institucionet kërkimore - shkencore dhe arsimore shtetërore ose
private, vetë ose në bashkëpunim me të huaj, si dhe personat juridikë e fizikë vendas, vetë ose në
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 9 korrik 1996 · 8120 · PËR MIRATIMIN E DEKRETIT NR.1419, DATË 20.3.1996 “PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7659, DATË 12.1.1993 “PËR FARAT DHE FIDANËT”
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.