Ligj

PËR MIRATIMIN ME NDRYSHIME TË DEKRETIT NR.381, DATË 9.12.1992 "PËR DISIPLINIMIN E LIKUIDIMIT TE VLEFTËS SË MALLRAVE E NDIHMAVE SHTETËRORE USHQIMORE".

Ligji nr. 7656, datë 12 janar 1993, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7656
Data e miratimit
12 janar 1993
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 1, 28 shkurt 1993
Hyn në fuqi
28 shkurt 1993
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 1, datë 1993-02-28

LIGJ

Nr.7656, datë 12.1.1993

PËR MIRATIMIN ME NDRYSHIME TË DEKRETIT NR.381, DATË 9.12.1992 "PËR

DISIPLINIMIN E LIKUIDIMIT TE VLEFTËS SË MALLRAVE E NDIHMAVE

SHTETËRORE USHQIMORE".

Në mbështetje të nenit 16 dhe 28 të ligjit nr.7491, datë 29.04.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese"

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Të miratohet dekreti nr.381, datë 9.12.1992 "Për disipslinimin e likuidimit të vleftës së

mallrave të ndihmave shtetërore ushqimore" me këto ndryshime:

Titulli i dekretit të bëhet:

DEKRET "PËR DISIPLINIMIN E LIKUIDIMIT TË VLEFTËS SË MALLRAVE TË

NDIHMAVE SHTETËRORE "

Neni 1 të ndryshohet si vijon:

"Personat fizikë a juridikë privatë e shtetërorë që kanë marrë e do të marrin përsipër

administrimin dhe shitjen e mallrave, të ndihmave shtetërore detyrohen të kryejnë në afatet e caktuara

dokumentimin e likuidimin e vleftës së këtyre mallrave".

Neni 2 të ndryshohet si vijon:

"Ministria e Financave dhe Ekonomisë cakton afatet maksimale në marrëdhëniet midis

ndërmarrjeve me njëra tjetrën si dhe midis tyre me buxhetin e shtetit për dokumentimin e likuidimit të

vleftës së këtyre mallrave.

Në përputhje me këtë ndërmarrjet hartojnë marrëveshjet me njësitë e shitjes me pakicë për

arkëtimin e detyrimeve".

Paragrafi i parë i nenit 4 të ndryshohet si vijon:

"Për shkeljet e afateve të caktuara personat përgjegjës dënohen për kundërvajtje administrative

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.