Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7514, DATE 30.9.1991 "PËR PAFAJËSINË, AMNISTINË E ISH-TË DËNUARVE E TË PËRNDJEKURVE POLITIKË"

Ligji nr. 7660, datë 14 janar 1993, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 8 qershor 1993.

Numri
7660
Data e miratimit
14 janar 1993
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 1, 28 shkurt 1993
Hyn në fuqi
28 shkurt 1993
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 1, datë 1993-02-28

LIGJ

Nr.7660, datë 14.1.1993

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7514, DATE 30.9.1991 "PËR PAFAJËSINË,

AMNISTINË E ISH-TË DËNUARVE E TË PËRNDJEKURVE POLITIKË"

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491 "Për dispozitat kryesore kushtetuese", me propozim

të një grupi deputetësh,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Neni 1 ndryshohet si vijon:

Janë të pafajshëm dhe quhen të padënuar për efekte morale, politike dhe ekonomike të gjithë

personat e dënuar për krime politike, si dhe shqip tarët e dorëzuar gjykatave jugosllave për të njëjtat

motive.

Përfitojnë nga ky ligj dhe të vdekurit në hetuesi, të pushkatuarit pa gjyqe, të vrarët në

përpjekje me forcat e diktaturës dhe në kufi për arsye politike, si dhe ata që janë dënuar për shpifje dhe

fyerje kundër organeve më të larta të shtetit dhe partisë, për shkelje të dekretit nr.7459, datë 22.1.1991

"Për respektimin dhe mbrojtjen e monumenteve që lidhen me historinë kombëtare dhe të simboleve

shtetërore" dhe për shkelje të dekretit nr.7408, datë 31.7.1990 "Për mbledhjet, grumbullimet dhe

manifestimet e shtetasve në vendet publike" deri më 22 mars 1992.

Nuk përfitojnë nga ky ligj:

Të dënuarit për krime kundër shtetit, që kanë qenë në funksione të rëndësishme shtetërore dhe

partiake, sipas përcaktimeve që do të bëjë Këshilli i Ministrave.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 8 qershor 1993 · 7719 · PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.7660, DATË 14.1.1993 "PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7514, DATË 30.9.1991 "PËR PAFAJËSINË, AMNISTINË DHE REHABILITIMIN E ISH TË DËNUARVE E TË PËRNDJEKURVE POLITIKË"

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.