PËR SHËRBIMIN E MBROJTJES SË BIMËVE
Ligji nr. 7662, datë 19 janar 1993, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 23 shtator 1999.
- Numri
- 7662
- Data e miratimit
- 19 janar 1993
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 1, 28 shkurt 1993
- Hyn në fuqi
- 15 mars 1993
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 1, datë 1993-02-28
LIGJ
Nr.7662, datë 19.1.1993
PËR SHËRBIMIN E MBROJTJES SË BIMËVE
Në mështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Në këtë ligj:
"Inspektor" nënkupton inspektorin e mbrojtjes së bimëve dhe të karantinës.
"Ministër" nënkupton ministrin e Bujqësisë dhe të Ushqimit.
"Parazit" nënkupton dëmtuesit, sëmundjet ose barërat e këqia të dëmshme, ose potencialisht të
dëmshme për bimët a produktet bimore.
"Parazit karantinor" nënkupton një parazit të rrezikshëm me rëndësi ekonomike për vendin, që
nuk është vërejtur ose është vërejtur, por nuk është i përhapur gjerësisht dhe luftohet në mënyrë aktive.
"Pesticid" nënkupton çdo lëndë që përdoret për parandalimin, asgjesimin ose luftimin e çdo
paraziti të bimëve. Ky term përfshin edhe rregullatorët e rritjes, desiktantët, defoliantët dhe lëndë të
tjera që përdoren për mbrojtjen e bimëve e të produkteve bimore.
"Regjistrim" nënkupton prcesin e miratimit të shitjes e të përdorimit të një pesticidi nga
autoriteti qeveritar përgjegjës, që bazohet në vlerësimin e të dhënave shkencore të plota, të cilat
vërtetojnë se pesticidi është efektiv për qëllimet e përdorimit dhe nuk përbën rrezik për njerëzit,
kafshët e mjedisin.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 23 shtator 1999 · 8529 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7662, DATË 19.1.1993 “PËR SHËRBIMIN E MBROJTJES SË BIMËVE”
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.