PËR KONTABILITETIN
Ligji nr. 7661, datë 19 janar 1993, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7661
- Data e miratimit
- 19 janar 1993
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 1, 28 shkurt 1993
- Hyn në fuqi
- 15 mars 1993
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 1, datë 1993-02-28
LIGJ
Nr.7661, datë 19.1.1993
PËR KONTABILITETIN
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozim të Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Ky ligj përcakton detyrimet e përgjithshme dhe parimet e rregullat kryesore për mbajtjen e
kontabilitetit dhe përgatitjen e publikimin e informacionit financiar që mbështetet në të dhënat e
kontabilitetit.
Neni 2
Ky ligj vepron mbi të gjitha subjektet pjesëmarrëse në ekonomi, persona juridikë e fizikë, që
janë regjistruar në Republikën e Shqipërisë, qofshin këta me objekt tregtar a formë tregtare ( në vijim
do të quhen "ndërmarrje"), qofshin subjekte jotregtare, por që shtr ojnë veprimtari ekonomike. Ai
vepron gjithashtu mbi institucionet dhe entet shtetërore, qendrore e lokale, që përfaqësojnë njësi të
pavarura buxhetore ose me natyrë
buxhetore, si dhe mbi njësitë e krijuara prej tyre.
Për mbajtjen e kontabilitetit dhe publi kimin e informacionit që nxirret prej tij, të gjitha
subjektet, mbi të cilat vepron ky ligj zbatojnë sistemet ose regjimet kontabël të miratuara nga Këshilli i
Ministrave dhe nga Ministria e Financave dhe e Ekonomisë, siç parashikohet në nenet 3 dhe 4 te këtij
ligji.
Neni 3
Këshilli i Ministrave miraton:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.