Ligj

LUFTA KUNDER PUSHTUESVE NAZIFASHISTE TE POPULLIT SHQIPTAR

Ligji nr. 7663, datë 20 janar 1993, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7663
Data e miratimit
20 janar 1993
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 1, 28 shkurt 1993
Hyn në fuqi
28 shkurt 1993
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 1, datë 1993-02-28

LIGJ

Nr.7663, datë 20.1.1993

LUFTA KUNDER PUSHTUESVE NAZIFASHISTE TE POPULLIT SHQIPTAR

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Statusin e invalidit të luftës e gëzojnë të plagosurit dhe të gjymtuarit, të cilët:

a) Kanë marrë pjesë në luftë me armë në dorë kundër okupatorëve nazifashistë prej datës 7

prill 1939 gjer më 9 maj 1945.

b) Kanë zhvilluar veprimtari në ilegalitet, në prapavija të armikut ose në zona të çliruara.

c) Kanë qenë të burgosur ose të internuar në kampet nazifashiste.

Qënia invalid dhe grupi përkatës vërtetohet me aktin e Komisionit të ekspertizës mjekoligjore,

sipas kritereve të ligjit "Për sigurimet shoqërore".

Neni 2

Invalidi i luftës kundër pushtuesve nazifashistë, si figurë e lartë e popullit dhe e atdheut gëzon

mbrojtje të veçantë ligjore.

Neni 3

Invalidët e mësipërm gëzojnë këto të drejta financiare:

a) Invalidi i mësipërm merr një shtesë mbi pensionin e invaliditetit, masa e së cilës caktohet

nga Këshilli i Ministrave.

Këtë shtesë invalidi i luftës e merr edhe kur del në pension pleqërie.

b) Invalidëve që nuk kanë asnjë lloj pensioni u jepet pension invaliditeti, i barabartë me

pensionin mesatar të invaliditetit të punës, sipas grupit të invaliditetit që ka.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.