PËR ZHVILLIMIN E ZONAVE QË KANË PËRPARËSI TURIZMIN
Ligji nr. 7665, datë 21 janar 1993, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 3 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 6 qershor 2002.
- Numri
- 7665
- Data e miratimit
- 21 janar 1993
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 1, 28 shkurt 1993
- Hyn në fuqi
- 28 shkurt 1993
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 1, datë 1993-02-28
LIGJ
Nr.7665, datë 21.1.1993
PËR ZHVILLIMIN E ZONAVE QË KANË PËRPARËSI TURIZMIN
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Në këtë ligj termat e mëposhtëm do të kenë kuptimin që vijon:
"Veprimtari e stimuluar" quhet çdo nismë që ka për qëllim sigurimin e përfitimeve monetare
nga akomodimi turistik dhe aktivitetet e shërb imet që lidhen me të, duke respektuar një raport të
balancuar mirë ndërmjet mjedisit dhe industrisë së turizmit.
"Person i stimuluar" quhet çdo person fizik a juridik, vendas ose i huaj, i autorizuar për të
kryer një veprimtari të stimuluar.
"Zonë e stimul uar" quhet çdo pjesë e territorit të Republikës së Shqipërisë, që sipas
dispozitave të këtij ligji, do të caktohet si e pëlqyeshme për zhvillimin me përparësi të turizmit dhe të
ushtrimit të veprimtarive të stimuluara.
"Marrëveshje zhvillimi" quhet marrëveshja që lidhet ndërmjet një personi të stimuluar për
veprimtari turistike dhe Ministrisë së Turizmit të Republikës së Shqipërisë për të përcaktuar kushtet
specifike ku do të realizohet veprimtaria e stimuluar, në të cilën përfshihet, veç të tjerave, edhe pagesa
e ndonjë shume si kontribut ose si depozitë që do të bëhet prej kërkuesit.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 9 korrik 1998 · 8368 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7665, DATË 21.1.1993 "PËR ZHVILLIMIN E ZONAVE QË KANË PËRPARËSI TURIZMIN"
- 28 mars 2000 · 8591 · PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7665, DATË 21.1.1993 “PËR ZHVILLIMIN E ZONAVE QË KANË PËRPARËSI TURIZMIN”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8163, DATË 7.11.1996 DHE LIGJIN NR.8368, DATË 9.7.1998
- 6 qershor 2002 · 8904 · Për disa ndryshime në ligjin nr.7665, datë 21.1.1993 “Për zhvillimin e zonave që kanë përparësi turizmin” me ndryshimet përkatëse
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.