Ligj

PËR MBROJTJEN E MJEDISIT

Ligji nr. 7664, datë 21 janar 1993, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 5 nëntor 2001.

Numri
7664
Data e miratimit
21 janar 1993
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 1, 28 shkurt 1993
Hyn në fuqi
28 shkurt 1993
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 1, datë 1993-02-28

LIGJ

Nr.7664, datë 21.1.1993

PËR MBROJTJEN E MJEDISIT

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

KREU I

DISPOZITA TE PËRGJITHSHME

Neni 1

Mbrojtja e mjedisit përbën një kusht themelor për sigurimin e zhvillimit të shoqërisë dhe një

përparësi kombëtare dhe ka këto elemente kryesore strategjike: parandalimin dhe uljen e ndotjes së

ujit, të ajrit, tokës dhe të ndotjeve të tjera të çfarëdolloji, ruajtjen e shumëllojshmërisë biologjike sipas

bazës natyrore bio-gjeografike të vendit, shfrytëzimin racional të burimeve natyrore dhe shmangien e

mbishfrytëzimit të tyre;

riaftësimin ekologjik të zonave të dëm tuara nga veprimtaria njerëzore ose fenomenet natyrore

shkatërruese si dhe ruajtjen e ekuilibrit ekologjik dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.

Neni 2

Në kuptim të këtij ligji:

a) "Mjedisi" është tërësia e elementeve dhe e faktorëve natyrorë dhe njerëzo rë me veprimet

dhe bashkëveprimet e tyre.

Elementet, fenomenet dhe produktet përfaqësohen nga uji, ajri, toka dhe nëntoka, rrezatimi

diellor, organizmat bimorë e shtazorë, si dhe të gjitha proceset dhe fenomenet natyrore që rrjedhin nga

bashkëveprimi i tyre e që kushtëzojnë jetën.

Faktorët njerëzorë përfaqësohen nga qënia e shoqërisë njerëzore dhe veprimtaria e saj

ekonomike e sociale.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 2 korrik 1998 · 8364 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7664, DATË 21.1.1993 "PËR MBROJTJEN E MJEDISIT"
  2. 5 nëntor 2001 · 8825 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7664, DATË 21.1.1993, “PËR MBROJTJEN E MJEDISIT”

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.