Ligj

PËR KRIJIMIN E KOMISIONIT PËR RIVLERËSIMIN E LEJEVE PËR USHTRIMIN E AVOKATISË DHE PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7541, DATË 18.12.1991 "PËR AVOKATINË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË"

Ligji nr. 7666, datë 26 janar 1993, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7666
Data e miratimit
26 janar 1993
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 1, 28 shkurt 1993
Hyn në fuqi
28 shkurt 1993
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 1, datë 1993-02-28

LIGJ

Nr.7666, datë 26.1.1993

PËR KRIJIMIN E KOMISIONIT PËR RIVLERËSIMIN E LEJEVE

PËR USHTRIMIN E AVOKATISË DHE PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7541, DATË

18.12.1991 "PËR AVOKATINË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË"

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e një grupi deputetësh,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Në Ministrinë e Drejtësisë kriojhet komisioni për rivlerësimin e lejeve për ushtrimin e

avokatisë të lëshuara deri në kohën e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Ministri i Drejtësisë kryeson komisionin. Ai propozon përbërjen e komisionit, i cili miratohet

nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Neni 2

Në ligjin nr.7541, datë 18.12.1991 "Për avokatinë në Republikën e Shqipërisë", bëhen këto

ndryshime:

Neni 12 ndryshohet si më poshtë:

Leja për ushtrimin e profesionit si avokat jepet nga Këshilli Mbikëqyrës për shtetasit shqiptarë

që kanë mbaruar arsimin e lartë juridik dhe nuk janë dënuar për vepra penale të rënda, si dhe

plotësojnë kriteret morale e profesionale.

Profesionin e avokatisë e ushtrojnë edhe pedagogët e Fakultetit të Drejtësisë.

Neni 3

Shtohet neni 12-a me këtë përmbajtje:

Nuk lejohet të punojnë si avokatë:

a) Ish-oficerët e Sigurimit të Shtetit dhe bashkëpunëtorët e tij.

b) Ish-anëtarët e Komiteteve të PPSH si dhe punonjësit e aparateve të tyre në qendër, rrethe e

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.