Ligj

PËR REGJISTRIN ZYRTAR DHE FORMALITETET QË DUHEN RESPEKTUAR NGA SHOQËRITË TREGTARE

Ligji nr. 7667, datë 28 janar 1993, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 15 maj 2006.

Numri
7667
Data e miratimit
28 janar 1993
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 1, 28 shkurt 1993
Hyn në fuqi
15 mars 1993
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 1, datë 1993-02-28

1

LIGJ

Nr.7667, datë 28.1.1993

PËR REGJISTRIN ZYRTAR DHE FORMALITETET QË DUHEN

RESPEKTUAR NGA SHOQËRITË TREGTARE

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

KREU I

REGJISTRI TREGTAR

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Mbajtja e regjistrit nga gjykata

Regjistri tregtar mbahet nga Gjykata e Rrethit të Tiranës për gjithë territorin e Republikës së

Shqipërisë.

Neni 2

Kompetencat e gjyqtarit

Gjyqtari ka të gjitha kompetencat për kryerjen e akteve të gjykatës që kanë të bëjnë me

regjistrin tregtar, me përjashtim të atyre që ky ligj ose dispozita të tjera ligjore ia japin sektorit të

gjyqit.

Neni 3

Përjashtimi i një gjyqtari

Një gjyqtar përjashtohet nga ushtrimi i detyrës së tij:

a) nëse ai vetë është njëra nga palët në një çështje tregtare, ose është në marrëdhënie si

bashkëpronar apo bashkëdebitor me njërën prej palëve;

b) në çështjet tregtare të bashkëshortes së tij, madje edhe kur martesa është zgjidhur;

c) në çështjet tregtare të një personi, me të cilin ai është farefis ose krushqi e afërt;

ç) në çështjet tregtare ku ai është emëruar si përfaqësues i njërës prej palëve, ose ku ai ka të

drejtën ligjore të paraqitet si përfaqësues i një pale të tillë.

Neni 4

Akti i një gjyqtari të përjashtuar ose jokompetent

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 15 maj 2006 · 9536 · Për disa ndryshime në ligjin nr.7667, datë 28.1.1993 “Për regjistrin tregtar dhe formalitetet që duhen respektuar nga shoqëritë tregtare”

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.