PËR PAGAT E GJYQTARËVE, TË PROKURORËVE DHE HETUESVE
Ligji nr. 7668, datë 2 shkurt 1993, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7668
- Data e miratimit
- 2 shkurt 1993
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 2, 27 mars 1993
- Hyn në fuqi
- 27 mars 1993
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 2, datë 1993-03-27
LIGJ
Nr.7668, datë 2.2.1993
PËR PAGAT E GJYQTARËVE, TË PROKURORËVE DHE HETUESVE
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese" dhe të nenit 30 të ligjit nr. 7561, datë 29.4.1992 "Për disa ndryshime e plotësime në ligjin
"Për dispozitat kryesore kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Pagat e gjyqtarëve, të prokurorëve dhe të hetuesve janë sipas pasqyrës që i bashkëngjitet këtij
ligji.
Neni 2
Kryetarët, zëvendëskryetarët, gjyqtarët, prokurorët, zëvendësprokurorët, përkatësisht të
gjykatave të apelit dhe atyre ushtarake, të gjykatave dhe të prokurorive të rretheve, si dhe hetuesit , për
çdo vit pune marrin një shtesë prej 1 për qind mbi pagën bazë deri në 25 për qind.
Neni 3
Gjyqtarët, prokurorët dhe hetuesit ushtarakë përfitojnë vetëm shtesën për gradat ushtarake.
Neni 4
Gjyqtarët e prokurorët e apelit e të rretheve si dhe hetuesit veç pagës së caktuar marrin edhe
një shtesë mbi pagën bazë prej 10 për qind.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.