Ligj

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7652, DATË 23.12.1992 "PËR PRIVATIZIMIN E BANESAVE SHTETËRORE"

Ligji nr. 7672, datë 11 shkurt 1993, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7672
Data e miratimit
11 shkurt 1993
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 2, 27 mars 1993
Hyn në fuqi
7 shkurt 1993
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 2, datë 1993-03-27

LIGJ

Nr.7672, datë 11.2.1993

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7652, DATË 23.12.1992 "PËR PRIVATIZIMIN E

BANESAVE SHTETËRORE"

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e një grupi deputetësh,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Në ligjin nr.7652, datë 23.12.1992, pas nenit 23 shtohet neni 23/a me këtë përmbajtje:

"Qytetarët që janë larguar jashtë vendit si emigrantë ekonomikë a politikë, pas datës 2

korrik 1990, gëzojnë të drejtën e privatizimit të banesës shtetërore që kanë pasur në përdorim me qira

para emigrimit.

Në rastet kur banesa e emigrantit i është dhënë një qytetari tjetër me autorizim të organeve të

pushtetit lokal dhe është lidhur kontrata e qirasë me ndërmarrjen komunale, sipas rregullave në fuqi

deri më datën 31.12.1991, nuk bëhet privatizimi i saj. Në këto banesa qëndrojnë me qira personat që

banojnë aktualisht me kontratë të rregullt. Çështjet që kanë të bëjnë me kohën e zgjatjes së qirasë ,

trajtimin dhe rregullat e privatizimit të këtyre banesave caktohen nga Këshilli i Ministrave.

Organet e pushtetit lokal ndërpresin veprimet e mëtejshme për prishjen e kontratave të qirasë

së banesave të emigrantëve.

Neni 2

Të gjitha dispozitat ligjore e nënligjore, që bien në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi më datën 7.2.1993.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.