Ligj

PËR KONTRATAT KOLEKTIVE TË PUNËS

Ligji nr. 7673, datë 17 shkurt 1993, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7673
Data e miratimit
17 shkurt 1993
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 2, 27 mars 1993
Hyn në fuqi
27 mars 1993
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 2, datë 1993-03-27

LIGJ

Nr.7673, datë 17.2.1993

PËR KONTRATAT KOLEKTIVE TË PUNËS

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Ky ligj zbatohet për të gjithë personat e punësuar në sektorin shtetëror ose privat nga

punëdhënës shqiptarë a të huaj.

Neni 2

Kontrata kolektive është një marrëveshje ndërmjet punëdhënësve dhe punëmarrësve që

rregullon marrëdhëniet juridike të punës dhe të drejtat e detyrat e secilës palë që burojnë nga këto

marrëdhënie.

Neni 3

Kontrata kolektive rregullon:

1. Kohëzgjatjen e marrëdhënieve të punës që lindin në bazë të kësaj kontrate.

2. Të drejtat dhe detyrat e ndërsjellta të palëve që burojnë nga marrëdhëniet e punës.

3. Kushtin disiplinor për rastet e parashikuara në nenin 20 të këtij ligji.

Neni 4

Kontrata kolektive nuk mund të parashikojë për palët të drejta dhe detyrime që janë në

kundërshtim me ligjet.

Kontratat janë të pavlefshme për pjesët e tyre që bien në kundërshtim me ligjet.

II. LIDHJA E KONTRATËS KOLEKTIVE

Neni 5

Kontratat kolektive të punës lidhen, sipas kushteve të parashikuara në këtë ligj, në nivel

ndërmarrjeje dhe dege ekonomike.

Kontrata kolektive është e detyrueshme të lidhet ndërmjet punëdhënësve dhe punëmarrësve në

të dy nivelet.

Neni 6

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.