Ligj

PËR SHËRBIMIN DHE INSPEKTORATIN VETERINAR

Ligji nr. 7674, datë 23 shkurt 1993, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7674
Data e miratimit
23 shkurt 1993
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 2, 27 mars 1993
Hyn në fuqi
26 prill 1993
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 2, datë 1993-03-27

LIGJ

Nr.7674, datë 23.2.1993

PËR SHËRBIMIN DHE INSPEKTORATIN VETERINAR

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

PJESA E PARË

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Shërbimi veterinar shqiptar është themeluar në vitin 1928 dhe ështe ligjëruar më 23.3.1929.

Neni 1

Ligji "Për shërbimin dhe inspektoratin veterinar" synon;

a) Mbrojtjen dhe zhvillimin e faunës si pasuri kombëtare.

b) Parambrojtjen, luftimin dhe zhdukjen e sëmundjeve ngjitëse, shtimin, rritjen e

prodhimtarisë e përmirësimin e kafshëve bujqësore, shpendëve, zookulturave e kafshëve të egra, si dhe

të prodhimeve të ujrave të kripura e të ëmbla.

c) Ruajtjen e shëndetit të njerëzve nga sëmundjet zoonoze që transmetohen nga kafshët e

prodhimet e tyre, nga lëndët mbetëse në ushqimet e njerëzve e të kafshëve me mbajtje të dëmshme.

ç) Mbrojtjen e mjedisit nga infeksionet, helmet, ndotjet dhe prishjet e eko sistemeve me pasoja

dëmtuese për faunën shqiptare.

Neni 2

Shërbimi veterinar organizohet në sistem të centralizuar shtetëror në të gjithë territorin e

Republikës së Shqipërisë, duke u vendosur në sistemin e Ministrisë së Buqjësisë dhe të Ushqimit, në

rreth, bashki, komunë dhe zona veterinare. Ai integron në sistemin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.