PËR DISA NDRYSHIME E PLOTËSIME NË LIGJIN NR.7609, DATË 22.9.1992 "PËR TARIFAT DOGANORE"
Ligji nr. 7675, datë 2 mars 1993, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7675
- Data e miratimit
- 2 mars 1993
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 3, 15 prill 1993
- Hyn në fuqi
- 25 prill 1993
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 3, datë 1993-04-15
LIGJ
Nr.7675, datë 2.3.1993
PËR DISA NDRYSHIME E PLOTËSIME NË LIGJIN NR.7609, DATË 22.9.1992 "PËR
TARIFAT DOGANORE"
Në mbështetje të nenit nr.16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese",
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Neni 9 ndryshon si vijon:
"Taksat e eksportit për mallrat sipas listës nr.3 bashkëngjitur, shprehen në përqindje ndaj
vlerës së mallrave të eksportuara.
Taksat konkrete për çdo artikull vendosen dhe ndryshohen brenda kufij ve të lartpërmendur
vetëm me vendim të Këshillit të Ministrave."
Neni 2
Në nenin 19, pas paragrafit të fundit, shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:
"Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave i lihet deri në 2 për qind e të ardhurave doganore
vjetore për t'i përdorur për investime, për përmirësimin e mjediseve të punës dhe për shpërblimin e
punonjësve; shpërblimi të jetë deri në 10 paga mujore në vit.
Masa deri në 2 për qind caktohet nga ministri i Financave dhe i Ekonomisë."
Neni 3
Neni 20 ndryshohet si vijon:
Përjashtimet nga taksat doganore
Përjashtimet nga taksat doganore jepen në këto raste:
a) Për mjetet e huaja të transportit që bëjnë transportin ndërkombëtar të mallrave, pasagjerëve
e bagazheve, si dhe për pajisjet karburantet, furnizimet e bordit, të nevojshme për funksionimin
normal të tyre.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.