Ligj

PËR TATIMIN MBI BIZNESIN E VOGËL

Ligji nr. 7679, datë 3 mars 1993, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7679
Data e miratimit
3 mars 1993
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 3, 15 prill 1993
Hyn në fuqi
25 prill 1993
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 3, datë 1993-04-15

LIGJ

Nr. 7679, datë 3.3.1993

PËR TATIMIN MBI BIZNESIN E VOGËL

Në mbështetje të neneve 13 dhe 16 të ligjit nr. 7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese” me propozim të Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Personat fizikë që ushtrojnë veprimtari private të pavarur me qëllime fitimprurëse në tregti, në

artizanat, në shërbime të ndryshme si transport, shëndetësi, avokaturë dhe në shërbime të tjera i

nështrohen tatimit mbi të ardhurat që realizojnë.

Neni 2

Tatimi llogaritet me tarifa proporcionale mbi të ardhurat që realizohen nga shitja ose nga

kryerja e shërbimeve, si dhe me kuota fikse dhe derdhet në buxhetin e shtetit.

Neni 3

Llojet e veprimtarive që tatohen me tarifa proporcionale mbi të ardhurat dhe masa e tatimit për

çdo lloj veprimtarie, janë:

a) Tregtarët me pakicë që e ushtrojnë veprimtarinë e tyre në dyqane ose në njësi të tjera të

veçanta, 5 për qind, por jo më pak se 12 mijë lekë në vit.

b) Artizanët e personat e tjerë fizikë që kryejnë shërbime publike në dyqane ose në njësi të

tjera të veçnata, 3 për qind;

c) Avokatët, mjekët e stomatologët, 8 për qind;

ç) Specialistët si inxhinierët, mësuesit, veterinerët, financierët, agronomët etj, të kësaj natyre

që aktivitetin e tyre e kryejnë në mënyrë të pavarur, 3 për qind;

d) Personat fizikë privatë që organizojnë kurse të ndryshme për patenta, 10 për qind;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.