Ligj

PËR TATIMIN MBI FITIMIN

Ligji nr. 7677, datë 3 mars 1993, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 2 nëntor 1995.

Numri
7677
Data e miratimit
3 mars 1993
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 3, 15 prill 1993
Hyn në fuqi
25 prill 1993
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 3, datë 1993-04-15

LIGJ

Nr.7677, datë 3.3.1993

PËR TATIMIN MBI FITIMIN

Në mbështetje të neneve 13 dhe 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Në këtë ligj, me përjashtim të rastit kur në të përcaktohet ndryshe:

- Fitimi përfaqëson tepricën e të ardhurave mbi shpenzimet e kryera për arritjen e këtyre të

ardhurave.

"Territor" nënkupton territorin që Shqipëria ka në sovranitet, përfshirë ujrat territoriale, si dhe

zonën detare në shelfin kontinental, mbi të cilat Shqipëria në përputhje me normat ndërkombëtare

ushtron të drejtat sovrane e ligjore.

Neni 2

Fitimi vjetor i realizuar nga veprimtaria ekonomike e personave juridikë vendas dhe të huaj në

territorin e Republikës së Shqipërisë, i nënshtrohet tatimit.

Neni 3

Detyrimi për pagimin e tatimit mbi fitimin, shtrihet nga dita e fillimit deri në ditën e mbarimit

të veprimtarisë ekonomike.

Neni 4

Fitimi i tatueshëm është fitimi vje tor që llogaritet mbi bazën e fitimit që pasqyrohet në

bilancin kontabël. Llogaritja e fitimit të tatueshëm, bëhet sipas ligjit nr.7661, datë 19.3.1993 "Për

kontabilitetin" dhe udhëzimeve që nxjerr Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Për bashkitë

ekonomike fitimi i tatueshëm llogaritet mbi bazën e fitimit vjetor të çdo ndërmarrje që bën pjesë në

bashkësi.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 20 korrik 1993 · 7729 · PËR NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7677, DATE 3.3.1993 "PËR TATIMIN MBI FITIMIN"
  2. 2 nëntor 1995 · 8022 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7677, DATË 9.3.1993 “PËR TATIMIN MBI FITIMIN”

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.